AAK-ja kërkon faljen e gjobave gjatë pandemisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputetët dhe qeveria që të marrin vendime dhe veprime të shpejta në përkrahje të bizneseve, e për rrjedhojë të ulet rreziku i rritjes së numrit të të papunëve e thellimit të varfërisë.Tahiri tha se Kosova ka numrin më të madh të të papunëve dhe se efekti i pandemisë ka tendencë të rritjes së varfërisë në 10%, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, raporton Ekonomia Online.“Sipas, të gjitha vlerësimeve, pavarësisht debateve megjithatë institucionet tona, kanë reaguar për të qëndruar në front me bizneset për përballimin e pasojave ekonomike, duke u renditu e dyta në rajon për nga niveli i mbështetjes me 2.8% e Bruto Produktit të Vendit (BPV). Por, nuk duhet harruar fakti se Kosova, ka numrin më të madh të të papunëve dhe se efekti i pandemisë ka tendencë të rritjes së varfërisë në 10%, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore”, tha Tahiri./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like