E dhimbshme: Ky është punëtori 20-vjeçar shqiptar që humbi jetën!

Estimated read time 2 min read

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur të hënën pasdite në kompaninë “Linda Group” në Gjilan, ku një punëtor humbi jetën tragjikisht pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq pasi u dërgua në spital, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se punëtori që vdiq është Jetmir Kryeziu, 20-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas informacioneve të para, viktima pësoi plagë derisa ishte duke punuar, ashtu që ka rënë në një makineri të betonit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe nga kompania “Linda Group”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours