BE-ja kundër mbylljes së komunave ilegale serbe: Kosova të shmangë veprimet që rrisin tensionet

Estimated read time 1 min read

Bashkimi Evropian ka thënë se komunat ilegale serbe që u mbyllën gjatë ditëve të fundit nga autoritetet në Kosovë, nuk do duhej të mbylleshin në këtë moment, pasi sipas tyre, kufizon qasjen e komunitetit serb në shërbimet themelore sociale.BE-ja ka thënë se Kosova duhet të shmangë veprimet e njëanshme, sipas tyre, që mund të rrisin tensionet në vend.Përmes një komunikate për media, BE tha se ka përcjellur me shqetësim të madh operacionet e Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, si dhe objektin e organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.“Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komuniteteve serbe të Kosovës, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment” – thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like