Dy nxënës të infektuar me Kovid 19, ja çfarë thotë Filipçe

Estimated read time 2 min read

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy raste të nxënësve të infektuar me Covid-19 në një shkollë në Veles dhe në një shkollë në komunën e Karposhit në Shkup. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se numri i nxënësve të infektuar është i vogël. Ai gjithashtu thekson se po ulet edhe numri i infektimeve dhe i kontrolleve mjekësore të Kovid pacientëve përfshi edhe Tetovën dhe Gostivarin, ku gjendja me pandeminë së fundmi ishte më e rënduar. Ministri Filipçe ripërsëriti apelin për respektim të protokolleve shëndetësore.

“Vlerësojmë se me masat aktuale është zvogëluar rreziku, duke marrë parasysh edhe përvojat nga viti i kaluar. Me respektimin e protokolleve fëmijët janë të sigurt. Vazhdojnë trendet e zvogëlimit të shifrave. Po ulen shifrat e infektimeve dhe kontrolleve. Nuk ka numër të lartë të të shtruarve në Spitalin e Tetovës. Të gjitha parametrat tregojnë se situata shkon drejt stabilizimit.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Advertisement

Ministri po ashtu bën të ditur se tanimë zyrtarisht është rekomanduar doza e tretë përforcuese e vaksinës për pacientët me imunitet të dëmtuar. Për pjesën tjetër të qytetarëve pritet rekomandimi zyrtar.

“Komiteti ynë për imunizim i pret pikërisht rekomandimet zyrtare për atë pjesë. Doza përforcuese tashmë rekomandohet zyrtarisht për pacientët me imunitet të dëmtuar, ata që janë në dializë kronike, por duhet të kalojë një periudhë prej gjashtë muajsh. Qytetarët mund të paraqiten.”,- u shpreh Filipçe.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like