Drejtori i burgut në Shutkë nuk lejon “vikende” për të arrestuarit në rastin “Lagjja e trimave”

Familjarët e të dënuarve në rastin “Lagjja e trimave”, sot para burgut të Shutkës kanë dërguar pyetje publike deri tek drejtoria e burgut, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i popullit, për atë se pse të dënuarit Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifi, nuk lejohen për pushime 3 ditore në liri apo siç ndryshe njihet, vikend.

Ndonëse atyre sipas ligjit u takon pushim prej 3 ditëve në çdo 60 ditë, nga drejtoria e burgut ende nuk kanë vullnet për të respektuar ligjin dhe të lënë në vikend tre të lartëpërmendurit.

“Kërkesë nga familjarët e të dënuarve në rastin “Lagja e trimave”. Përmes jush duam të përcjellim disa porosi deri te drejtoria e burgut, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit. Sot kërkojmë nga drejtoria e shtëpisë ndëshkuese Shkupi – Shutkë, që të prononcohet publikisht dhe të marim përgjigjen – PSE? Arsim Bajramit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit, të dënuar në rastin lagja e trimave, nuk u mundësohet shfrytëzimi i lirisë së kufizuar 3 ditë brenda 60 ditëve, gjë që sipas rregullores për punë të shtëpisë ndëshkuese njihet si vikend. Edhe pse ka mbi tre muaj që të njejtit i plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzim të kësaj të drejte.

Advertisement

As të burgosurit, e as ne familjarët nuk kemi rrugë tjetër si të marim përgjigje nga drejtori i shtëpisë ndëshkuese i cili e then ligjin dhe nuk u’a jep të drejtën ligjore familjarëve tanë. Kërkojmë nga të gjitha instancat shtetërore, Ministria e Drejtësisë, Avokati o Popullit si dhe nga mediat që të na ndihmojnë dhe të marim përgjigje qoftë edhe një JO por me një arsyetim, qoftë i njejti edhe i pabazë. Sipas kësaj, dëshira e drejtorit vlenë më tepër se ligji dhe gjithçka tjetër”, thotë kështu një prej familjarëve të të burgosurve.

Ndryshe drejtor i burgut nga dhjetori i vitit të kaluar është emëruar ish këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev – Filip Andov i njohur si Sokol./Zhurnal

Advertisement
Advertisement

You May Also Like