Dramë në Zagreb: Futbollisti i Kosovës rrëzohet në fushë, mjekët nxituan ta shpëtojnë atë menjëherë

Estimated read time 1 min read

Futbollisti i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati u ndodh në një situatë të pakëndshme mbrëmë në ndeshjen ndaj Goricës.
Dinamo Zagrebi mposhti Goricën me rezultat 1:0 në elitën e futbollit kroat, shkruan FrontOnline.

Në fund të ndeshjes, ylli i Kosovës u rrëzua vetë në fushë.
Mjekët dhe stafi mjekësor nxituan menjëherë për ta shpëtuar atë dhe më pas e larguan nga fusha.

“Index.hr” raporton se tashmë gjithçka është mirë me Messin.
Besohet se ai u ndje i plogësht për shkak të nxehtësisë së madhe.

Advertisement

Ndryshe, Kastrati nuk do të luajë për Dinamon javën e ardhshme në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspolit pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe atij nuk i është lëshuar viza./FrontOnline/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like