Dhjetë plumba kokës para syve të vajzës 8-vjeçe, zbulohen detaje të tmerrshme për vr’asjen në Prizren

Estimated read time 2 min read

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren kundër vrasësit të dyshuar, Aziz Gashit, ka hedhur dritë mbi detaje tronditëse të ngjarjes.

48-vjeçari Morina u ekzekutua me dhjetë plumba në kokë mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit të kaluar në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit, pretendon Prokuroria në njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit Aziz Gashi.

“Sipas aktakuzës, me datë 03.09.2023 rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen Arbanë, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vërenë viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M”, thuhet në aktakuzë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like