E dhimbshme: Humb jetën studentja që ishte goditur nga treni tre javë më parë në Prishtinë

Estimated read time 1 min read

Ka vdekur 21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.

Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.

“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.

Advertisement

Ndryshe, policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like