Dështon takimi i Komisionit për çështje historike Maqedoni – Bullgari

Bashkëkryetari bullgar i Komisionit Multidisciplanar për çështje historike dhe të arsimit, i dalë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, prof. Angel Dimitrov, ka vlerësuar se takimi i 11-të ka pasur rezultatin zero. Para mediave bullgare ai ka thënë se takimet online për shkak të pandemisë nuk kanë asnjë efekt.

 

“Duhet tju them se mësimi online nëpër shkolla për shkak të pandemisë ka shkaktuar probleme shumë serioze në arsim, ndërkaq puna jonë në komisionin tonë krijoi probleme edhe në punën tonë mbi arsimin” ka thënë Dimitrov. Siç transmetojnë mediat bullgare, ai ka thënë se nuk ekziston as hapi më i vogël para në punën e komisionit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like