2023-shi u konfirmua si viti më i nxehtë në histori, i nxitur si nga ndryshimet klimatike rrjedhojë e aktivitetit njerëzor, ashtu edhe nga evente natyrore si fenomeni i motit El Niño.
A mund të jetë 2024 edhe më i nxehtë se 2023?
“Duke e bazuar atë në El Niño në fillim të vitit, dhe më pas duke parë se si po funksionojnë gjërat këtë vit, sugjeron që viti 2024 do të jetë pothuajse i njëjtë me vitin 2023”, tha Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard të NASA-s.
Por ka shumë gjëra të tjera për t’u marrë parasysh, tha ai.
Për shembull, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA (NOAA), El Niño po i vjen fundi dhe kushtet e oqeanit kanë filluar të kalojnë në një fazë neutrale, me një shans 60 për qind që ato të kalojnë në një fazë ftohjeje , i quajtur La Niña.
La Niña tenton të ketë efektin e kundërt në temperaturat globale nga El Niño, por kjo nuk do të thotë që planeti do të kalojë papritur në një periudhë temperaturash më të ftohta se normalja.