Denoncohet një xhami në Kosovë, dyshohet se fëmijëve u mësohet Wahabizmi

Estimated read time 1 min read

Në një xhami në Kosovë ka shqetësime se fëmijëve po u mësohet për Wahabizmin, një ideologji e cila konsiderohet në kundërshtim me shumicën e praktikave të islamit. Bëhet fjalë për xhaminë Kushumli në Pejë, me imam Ernes Goga, raporton Paparaci.

Atje, gjatë mësimeve të fëmijëve në Kurset e Fesë të organizuar nga BIK-u mësohet Wahabizmi, duke filluar nga Namazi dhe kushtet e Namazit sipas Muhamed bin Abdulvehabit.

Kjo ka nxitur diskutime lidhur me masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e kësaj ideologjie, si dhe nëse për këtë rast është e informuar Kryesia Qendrore e Bashkësisë Islame në Kosovë.

Advertisement

Qytetari Adem Ademi ka denoncuar rastin ku njofton se në një periudhë prej më shumë se dy vitesh fëmijëve u mësohet për Wahabizmin, e që më parë nuk ka ndodhur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like