Del nga burgu Gordana Jankullovska

Estimated read time 1 min read

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska është liruar mëngjesin e sotëm. Pas tre vjet e një muaj të kaluar në burgun e Idrizovës, Jankullovska me vendim të Gjykatës së Apelit është liruar me kusht, sipas të cilit afati i burgut nuk do të vazhdohet nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër penale.

Gjatë marrjes së vendimit në favor të Jankulovskës, gjyqtarët e apelit kanë marrë parasysh se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, se është e burgosur shembullor që ka respektuar të drejtat dhe detyrimet. të rregullores së burgut, kishte marrëdhënie miqësore me të dënuarit e tjerë dhe nuk shfaqte sjellje të dhunshme dhe konfliktuale.

Advertisement

Në vitin 2020, Jankulloska u dënua me katër vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours