DASH del me raportin për Maqedoninë e Veriut, kritika dhe vërejtje të piketuara

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën Raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmonte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta vënë çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të të vendit.

Shqetësime për korrupsionin e nivelit të lartë, kërcënime ndaj gazetarëve dhe komunitetit LGBT, si dhe shkelje të tjera, janë disa nga pikat e evidentuara në Raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

Sipas raportit, anëtarët e lartë të forcave të sigurisë kanë kryer keqpërdorime, duke përfshirë përdorimin e tepruar të forcës nga ana policisë dhe rojeve të burgut.
“Qeveria ka ndërmarrë hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarë që kanë kryer keqpërdorime,”nënvizon raporti, duke përcjell shqetësimin e Avokatit të Popullit, se mosndëshkimi i policisë vazhdon të jetë akoma një problem.

Raporti vë në dukje se ka pasur disa akuza për abuzime nga policia ndaj të paraburgosurve dhe të burgosurve dhe se është përdorur forcë e tepruar.
Vitin e kaluar, Avokati i Popullit ka pranuar 30 ankesa nga të paraburgosurit dhe të burgosurit për abuzim të pretenduar fizik, brutalitet, torturë, trajtim çnjerëzor dhe degradues nga policia dhe rojet e burgut, duke përfshirë Idrizovën, Shkupin, Kumanovën, Shtipin dhe Ohrin.

Në lidhje me korrupsionin, ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por ka raporte që zyrtarët janë përfshirë në korrupsion, thekson DASH.
Sektori i OJQ-ve ka shprehur shqetësime se roli mbizotërues i qeverisë në ekonomi ka krijuar kushtet për korrupsion. Por në pika të përgjithshme bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian të 6 tetorit, thuhet se vendi ka bërë përparim të mirë në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të nivelit të lartë.
Departamenti i Shtetit nënvizon se Qeveria ka treguar respekt më të madh për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit sesa në vitet e mëparshme. “Sipas raportit të Komisionit Evropian të 6 Tetorit, shteti ka krijuar mekanizma për të siguruar pavarësinë dhe përgjegjësinë në gjyqësor, duke përfshirë futjen e procedurave disiplinore,” thekson raporti.

Advertisement

Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor pranoi 283 ankesa për sjellje të gabuar gjyqësore, ndërsa vetëm Këshilli Gjyqësor ka pranuar 60 kërkesa zyrtare për largim ose procedime disiplinore ndaj gjykatësve. Sipas raportit, mjedisi mediatik vazhdoi të përmirësohej gjatë vitit të kaluar dhe sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, reagimi i qeverisë ndaj rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve ishte i ngadaltë dhe joefikas. Lidhur me lirinë e internetit, qeveria nuk e ka kufizuar qasjen në internet, as nuk ka censuruar përmbajtjen në internet. “Nuk ka raporte që qeveria monitoroi komunikimet private në internet pa autorizimin e duhur,” vëren raporti. Raporti po ashtu thekson se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin konkurruese, edhe përkundër mundësisë së kufizuar të politikanëve për tu drejtuar më gjerë, për shkak të pandemisë me Kovid-19. (INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like