Erdogan: Kemi në plan të ofrojmë vaksinën tonë për të gjithë njerëzimin

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan parashikohen se vaksina do të vendoset në përdorim për të gjithë njerëzit, në momentin kur të përfundojnë punimet. Në aktivitetin online të organizuar nga Kombet e Bashkuara, lideri turk u shpreh se Turqia ka siguruar mbështetje dhe ndihmë mjekësore për 157 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare.
“Pandemia e COVID-19, e cila ka lënë pas një periudhë 1-vjeçare ka paraqitur para syve se fati i njerëzisë është i përbashkët përballë problemeve globale”, theksoi Erdogan.
Gati 100 vende nuk kanë ende akses në vaksinën COVID-19. Ndërsa ka vende që kanë vaksinuar pothuajse të gjithë qytetarët e tyre, miliarda njerëz nuk janë në gjendje të përdorin as dozën e parë të vaksinës, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like