Covid i merr jetën çiftit, lan pas vetes 5 fëmijë

Estimated read time 1 min read

Një javë pas lindjes së vajzës, një çift i ri bashkëshortësh, kanë humbur tragjikisht jetën nga kovidi. Virusi i mori jetën Daniel dhe Davy Macias prindër të 5 fëmijëve.
Ata kishin vendosur të gjenin emrin për vajzën sapo të shëroheshin, por sëmundja nuk i la të shijonin krijesën e tyre. Nëna vdiq nga komplikimet prej Covid-19. Dhe gati dy javë pasi ajo vdiq humbi jetën dhe burri i saj.
Davy Macias ishte 37-vjeç dhe Daniel Macias ishte 39 dhe lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë. Të dy janë midis më shumë se 660.000 njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar./NOA/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like