COVAX-i njofton se kur do ta furnizojë Kosovën me vaksina

Aleanca COVAX ka publikuar listën e vendeve, të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj. Një nga këto vende është edhe Kosova, ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina “Astra Zeneca”. COVAX-i ka publikuar listën e vendeve, të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj.
Në këtë listë është vendosur edhe Kosova. Vendi ynë pritet t’i përfitojë 100 mijë e 800 vaksina “Astra Zeneca” të prodhuara nga instituti i Indisë “Serum”, raporton gazeta “Shneta”. COVAX ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë, duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit dhe kritere të tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit etj.
Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane, në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneca” të prodhuara nga instituti “Serum”. “Dorëzimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar këtë javë dhe sapo të bëhen të gatshme dozat e tjera do të vazhdojnë të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e COVAX-it.
Në këtë listë është edhe Shqipëria, por si vetëfinancuese e 120 mijë vaksinave./Zëri/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like