Shkruan: HALIT NAXHAKU, OHËR/WALENSTADT
Autori është ish i burgosur politik, veprimtar i çështjes kombëtare.
- KOMANDANTE SHKONI KRENARE E BALLËLARTË SI YJE TË SHËNDRITSHME, SI FLORIRI 24 KARAT, DHE DO TE KTHEHENI NJË DITË E DO SHËNDRROHENI SI DIAMANT ME 124 KARATË, NGASE FUNDI ZBUKURON VEPRËN. ÇDO HERË ME JU, ÇDO HERË KRENAR, PËR LUFTËN E PASTËRT DHE TË SHENJTË TË UÇK-së!
Hashim dhe Kadri, u njohëm në rrethana të jashtëzakoshme, në vitet e ngjarjeve të vrullshme, pas 12 vitesh të daljes sime nga burgjet-kazamatet sllave me 1993 në Shqipëri, ku nuk u ndalët me aktivitetet tuaja për disa muaj. Ndër ta: protestën e studentëve të viseve shqiptare me studime në Tiranë, takimin me Ministrin e Arsimit të R.së Kosovës Muhamet Bicaj, lëshimin nga burgu të ish-Kryetarit të Univerzitetit të Priishtinës Fisnik Cukaj, deputetit A. Salihaj, reagimet dhe kërkesat e ndryshme drejtuar Faktorit Ndërkombëtarë, organizimet dhe masovizimin me kombëtarë dhe aktivistë të sinqertë dhe të dalluar, që në atë kohë ishin të shumtë nëpër Tiranë dhe Shqipëri, që ishin të larguar nga kanosja e rrezikut nga barbarët dhe okupuesi serbo-sllavë, deri te shkuarjet dhe ardhjet e shumta ilegale Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas për furnizim me mjete, me rrezk jetë a vdekje,ku më kujtohet kur më thoshit se: “nëse nuk takohemi pas një jave„ shkruaj dy rreshta se nuk jemi më në mesin e të gjallëve! Kjo ishte tregues i mjaftueshëm i vëndosshmërisë tuaj.
Poashtu vazhduam aktivitetet në Zvicër. Një ditë shkuam me një shokë në Ambasadën Maqedonase për ti vazhduar pashaportat, dhe mbi tavolinë pamë një Aktakuzë, shkruante serbishtë, tregonte për biografinë e bacit Adem Demaçi dhe tëndën e shokëve të tu, që jeni të dënuar në munges dhe në kërkim nga organet e Jugosllavisë. I them shokut tim merre dhe shko fotokopjoe, gjë të cilën e bëri.
Shkurtë hym në Kosovë kuptohet ilegalishtë nëpëmjet Pashtrikut me pushkë në krahë që d.t.th. Hashimi dhe Kadriu nuk kanë qenë kurrë komandantë të Rognerit por të terenit, që mund të dëshmohet me shumë foto e inqizime dhe gjirime të kohës. Për mua ishte gëzim i shumëfishtë, ngase gjysh-kastragjyshi i kishte shërbyer detyrueshëm nizam Turqisë, babai im mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, unë ushtrisë së Jugosllavis Avnoiste, çdo herë me uniforma dhe në shërbim të huajve. Për herë të parë vesha uniformën tonë të UCK-së, për ti shërbyer vehtës dhe shqiptarisë. Mu realizua dëshira dhe ëndërra e kahmotshme që deri atëherë dukeshte e pamundur!
Jakup, emruesin e përbashkët e kishim burgun nëpër kazamatet sllave,ju nga Drenasi dhe unë nga Ohri. E tani në korrik të 1998- emrues të përbashkët bashk në SH.P të UCK-së në Javor te shtëpia e bacit Hazir, në krye të detyrës. E ti Rexhep kryeve detyrën tënde me nderë dhe krenari, çdo herë bëre- çdo gjë që munde u cakrrifikove dhe kontribuove për kombë liri e atdhe. Cdo herë thoshe ia kam borxhë Atdheut tonë të dashur, Kosovës tonë të shtrejntë!
E di se ju të gjithë jeni të pastër si loti, floriri e diamanti, siç është e pastër edhe lufta e drejtë dhe e shejtë e UCK-së, si është zemra dhe shpirti juaj i madhë për LIRI e ATDHE!. Këte e dinë të gjithë ata që e duan drejtësinë, e dinë edhe NATO-ja, B.E, e dinë edhe SH.B.A, OKB-ja dhe aleatët tanë që na ndihmuan, por nuk e dinë disa shqiptarë që etiketojnë pa fakte, që shanin e fyeshin në vitin 1997, `98-1999, dhe thonin se nuk ka UCK, ose UCK-ja është dor e zgjatur e Serbis, e kopalla tjera si UCK-ja janë njerëz të filtruar të Sëbisë etj.etj,,,,
Për fatë të keq nuk e dinë dhe s`duan ta dinë, serbët,rusët dhe disa aleat të tyrë, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë dhe me kësi sjelljesh si duket deri më tash edhe Gjykata Speciale. Atëherë le të na dënojnë jo vetëm pjesëtarët e Sh.P. të UCK-së, por të gjithë pjesëtarët, luftëtarët, veteranët, të gjithë ne shqiptarët kudo që ndodhemi, le ta dënojnë edhe NATO-n e shtetet dhe aleatët që na ndihmuan ne në luftën e drejtë e të pastër të kauzës sonë, ku më parë nëpër dorë dhe dyer të policisë sërbo-sllave, nëpër t`ashtuquajtura“ biseda informative“ kishin kaluar 720.000 shqiptarë u arrestuan 71.000 shqiptarë për vepra penale dhe kundërvajtje, u vranë dhe u plagosën me qindra, erdhën nëpë arkivole me dhjetra nga shëbimi ushtarak u helmuan mbi 8.ooo vetë (nxënës/e), u mbyllën shkollat e Fakultetet, u ndalu gjithçka që frymonte shqip, u suprimua Autonomija, dhe pastaj gjatë luftës u vranë edhe afro 14.000 mijë njerëz, u dhunuan rreth 20.000 gra (femra), u dëbuan rreth një milion popull, u djegën e u shkatërruan shumë shtëpi, shkolla, e objekte tjera, në mesin e tyre u vranë edhe 1432 fëmijë, ka edhe mbi 1600 ende të pa gjetur e nuk u përgjigj asnjë sërbë, apo ndonjë formalishtë, për të gjitha këto mbi 400 masakrra nëpë vende e lokalitete të ndryshme anë e mbanë Kosovës. A kjo na qenka drejtësia dhe Gjykata Speciale?! që është shëndrruar në puro politike, duke u shërbyer kriminelëve të vërtetë që bënë gjenocid në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, duke i dënuar çlirimtarët e vërtetë shqiptarë që i dolën në mbrojtje popullatës civile të pa mbrojtur.
Ju: Hashim, Kadri, Jakup, Rexhep, sado që do tu pluhërosin e njollosin, përbaltin, etiketojnë, përgojojnë ju keni qenë, jeni e do të mbeteni drita, yje që shëndritni, flori 24 karate, po në fundë nëse ka drejtësi e do të dilni të pastër që unë e ne nuk dyshojm aspak, do të shëndroheni në diamantë, këte e dinë të gjithë njerëzit kombëtarë e të drejtë, human, të sinqertë, përpos atyre të fejsbukave, njejtë si ata që shanin fyeshin e ofendoshin në vitet para lufte dhe gjatë luftës duke mohuar meritat e UCK-s, edhe pse lufta u organizua, u zhvillua, u fitua bashkë me aleatët tanë, të gjithë e dinë se nuk ka më policë e ushtarë dhe paramilitarë serb, Kosova është shtetë i pavarur falë ju anëarëve të Sh.P të UCK-së ushtarëve të saj dhe aleatëve tanë, përpos atyre që nuk lexojnë, nuk e dinë dhe e kanë me të dëgjuar që vet s`kanë dhënë as 5% kontribut sa ju, e sot u shajnë, gëzohën dhe i fërkojnë pa vetëdije duart, a nesër do të turpërohën nga vetëvehtja, fëmijtë dhe pasardhësit e tyre, ngase historia regjistron dhe shënon çdo gjë!! Si shkojnë punët e siç shihet ata sot, mua nesër e ju pasnesër, fati ynë i përbashkët është një dhe i pandarë!
Puna juaj nga fillimi deri në fundë ishte dhe është publike e dinë mbarë opinioni vendorë dhe Ndërkombëtarë dihet se keni dhënë kontributin tuaj maximal në të mirë të kombit dhe popullit të Kosovës kreshnike dhe mbarë shqiptarisë. Këtë s`mund ta ndryshon e tjetërsonë askushi, asnjë farlloj gjykate sado që të jetë e thirret Speciale!
Në fund, disa nga ju gazetarët, që përpos profesioit gazetarë, luani rolin e analistëve politikë, rolin e prokurorit e gjykatësit, rolin e politikaneve e dreqit të mallkuar e bëhëni e shtireni kinse të gjithëdijshëm, që thoni gjithçka dhe asgjë, shpeshherë edhe vetë nuk e dini se çka, ju lutem kujdes se kësaj radhe këmbënat bien për ata që kanë veshë e dëgjojnë nga largë, por edhe për të gjithë ne si kombë, e së bashku me politikanët ndërroni kursin politik mos u tregoni miop e dalltonistë politikë, ngase nëse edhe më tutje vazhdohet me këtë avaz atëherë do të na imponohen rrethana te tjera jo ne favor te vendit. Pramdaj ndikoni që të bëhëmi njëherë bashkë! Të gjithë së bashku jemi më të fortë e gabojmë më pakë!
Me ju herojt e gjall te Kosoves çdo herë krenarë deri në vdekje!
+ There are no comments
Add yours