Çfarë ndodhi mbrëmë në Tetovë? Një person i maskuar qëllon me breshëri kallashnikovi drejt një familje tetovare

Estimated read time 1 min read

Një ngjarje e rëndë kriminale u raportua mbrëmjen e djeshme në qendër të Tetovës. Sipas asaj që u bë me dije më herët një person, qëlloi me kallashnikov.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati as persona të plagosur dhe as viktima.

Në një komunikim zyrtar Ministria e Brendshme bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, ku një person me maskë në kokë qëlloi në drejtim të banesës së një shtetasi.

Në momenti ne ngjarjes të gjithë familjarët e tij ndodheshin në banesë, por fatmirësisht nuk pati të plagosur, shkruan news33.tv.

“Në orën 22:45, në QMK Mumin Terzia ka denoncuar se një person me maskë në kokë, nga një veturë Polo ngjyrë gri me shenja të panjohura regjistrimi ka qëlluar me armë zjarri në shtëpinë e tij në rrugën Ilindenska 222, NN, ndërsa e gjithë familja e tij ndodhej në shtëpi. Nuk ka persona të lënduar. Janë gjetur edhe gëzhoja. Polica po kryenë hetim” thuhej në njoftimin zyrtar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like