Varrimi i trajnerit të njohur të futbollit nga Tetova, Dashmir Beari, do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Poroj, komuna e Tetovës, njofton familja Beari, përcjell Open-TV.
“Familja Beari ju njofton se varrimi i babit tim Dashmirit, do të bëhet nesër (e Premte) pas namazit të iqendis në varrezat e fshatit Poroj”, thuhet në njoftimin e familjes Beari.
Trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari dje papritmas ndërroi jetë. Ai ishte seleksionuesi i përfaqësueses U-17 të Maqedonisë. (Open-TV)
Advertisement
Advertisement
Advertisement