• 25-06-2021

Buçkovski sot në Sofje në takim me Borissovin dhe Radevin

Përfaqësuesi special i Qeverisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski sot e fillon vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari. Nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare njoftuan se zëvendëskryeministrja dhe njëherit ministre e jashtme Ekaterina Zakharieva do ta pranoj përfaqësuesin special të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Buçkovski sipas mediave bullgare gjatë qëndrimit të tij në Sofje, do të takohet edhe me kryeministrin Boyko Borissov, ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa të enjten do të takohet edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ndryshe, dje Bullgaria vendosi veto për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut në BE.

Read Previous

Flet babai i Klodjan Rashës: Ma mas*akruan djalin në derë të shtëpisë

Read Next

Moti me vranësira dhe reshje shiu

%d bloggers like this: