Ahmeti: Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje

Estimated read time 1 min read

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën Sonte me krijimin e shumicës së re dhe dorëheqjes së kryeministrit.

Ahmeti ka thënë se situata Po menaxhohet në bashkëpunim me parterët siç janë BE-ja, njofton news21

Statusi i plotë

Të dashur qytetarë,

Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.

Advertisement

Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.

Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.

Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje 🤝

Advertisement
Advertisement

You May Also Like