Britania regjistron numrin më të madh të infektimeve që nga 5 shkurti

Britania e Madhe ka regjistruar 18.270 raste të COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga 5 shkurti.

23 persona kanë humbur betejën me virusin, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet janë rritur veçanërisht në zonat ku është identifikuar përhapja e variantit Delta, zbuluar së pari në Indi.

Advertisement

Britania për ditën e tretë me radhë ka regjistruar mbi 15 mijë raste.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like