Biznesmen e aktor, kush ishte Mic Tofaj qe vdiq sot tragjikisht me bashkëshortën e tij

Estimated read time 1 min read

Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta.

Lajmin e vdekjes së çiftit e ka konfirmuar për gazeta10 edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, rasti ende nuk dihet si ka ndodhur, mirëpo nga informatat e fundit çifti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, raporton gazeta10.

Advertisement

“Ende nuk dihen rrethanat e sakta, mirëpo nuk ka të bëjë me bombolë të gazit. Vdekja dyshohet se ka ndodhur si shkak i rrymës, por duhet të presim ende”, tha ai për gazeta10.

Kujtojmë që Mic Tofaj ishte pronar i fabrikës “Juniku”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like