Ja si kanë vdekur çifti në bjeshkët e Junikut!

Estimated read time 1 min read

Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku”, ka humbur jetën bashkë me gruan e tij në Bjeshkët e Junikut ditën e së hënës.Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se shkaktar i vdekjes së tyre dyshohet të ketë qenë energjia elektrike.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dal komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like