Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës është përplasur me deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Armend Zemaj të cilët nga ulëset e tyre i shtronin pyetje zëvendësit të Kurtit për planprogramin e qeverisë, raporton Gazeta Express.
Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili u ka kërkuar deputetëve të LDK-së, që të mos flasin pa mikfron sepse po e dekoncentrojnë zëvendëskryeministrin.
“Mos folni pa mikrofon, se po e dekoncentroni zëvendëskryeministrin, qetësi ju lutem dëgjone zëvendëskryeministrin”, tha Konjufca.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislimi tha se nuk mund të diskutojnë me opozitën për detajet e planit pasi në planprogram janë prioritetet qeverisëse.
“Kur e kemi dizajnu programin nuk ka qenë objektiv me pru një program që i pëlqen opozitës, ne kemi garu me këtë program në zgjedhje, qytetarët e kanë dhënë vlerësimin për këtë program, jo me programin e juaj që e ka marrë një notë ngelëse në zgjedhje. Kemi marrë mandatin dhe do ta impelentojmë këtë program, ne po i tregojmë synimet për 4 vite, pastaj pas 4 vitesh mund ta vlerësoni. Është plan i prioriteteve nuk është plan i detajizuar, detajet nuk janë për mu diskutu me juve, veç për me ta vizatu zotëri Zemaj, po duhet me ta vizatu zotëri Gashi, se s’pe kupton”, ka thënë Bislimi.