Berisha paralajmëron: Do e padis Blinken për shpifje

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken pas vendimit për ta shpallur “non grata” nga SHBA.

Vetëm 24 orë pas këtij vendimi, Berisha ka dalë në konferencë për media duke thënë se Blinken do të padidtet dhe dënohet nga Gjykata e Parisit.
Berisha: Duke filluar nga momneti kur Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri cilado qfotë ajo nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaljtjen. Pra, sipas avokatit të tij që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padit.

Advertisement

Do të paditet dhe dënohet nga gjykata e Parisit për shpifje. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time, por cështja e dinjiteti është më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin, e cvlerëson atë për veten e tij, familjen e tij, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëj gjithcka për dinjitetin e këtij populli./ Top Channel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like