Berisha: Edhe sikur 100 të mbetin, unë jam aty!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shkëputur një video-mesazh nga 25-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, nëpërmjet të cilit shprehet se edhe nëse do të mbeten 1 person ai do të qëndrojë, duke dhënë kështu një mesazh se do të qëndrojë deri në fund për ata që e kanë mbështetur.
“Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, shprehet Berisha në videon e publikuar. Ky mesazh vjen pak kohë pas shpalljes “non-grada” nga SHBA. Vendim për të cilin ish-kryeministri kërkoi që të bëhen publike çdo fakt dhe dokument që administrata e SHBA zotëron. Gjithashtu kujtojmë se para pak ditësh në Partinë Demokratike u zhvilluan zgjedhjet e brendshme. Gara rezultoi fitoren e Lulzim Bashës, i cili mori 81% të votave./i.k/abcnews.al/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like