Sela: “Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”

Tashmë kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë ku sipas ExitPolleve fituese del  partia e Albin Kurtit (LVV)  , përcjell nmk-post.

Ndërkaq pas publikimeve të ExitPolleve ku kan nxjerrë fituese Albin Kurtin, Kryetari i ASH-së Ziadin Sela,  uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosjes përmes një statusi në rrjetin social Facebook:

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!

Advertisement

Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Albin Kurt urime Vjosa R.Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj! ” ka shkruajtur Sela në facebook/nmk-post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like