Traktori aksidentohet me një veturë në afërsi të Zherovjanit të Tetovës, ka edhe të lënduar

Estimated read time 1 min read

Dje (20-nëntor) në orën 17:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në afërsi të kyçjes së Zherovjanit të Tetovës, kishte ndodhë një aksident trafiku në të cilin morën pjesë: një traktor “imt 539” pa targa regjistrimi të drejtuar nga 33-vjeçari I.T. nga Bogovina e Tetovës dhe vetura “folksfagen pasat” me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga 67-vjeçari S.M. nga Zherovjani i Tetovës.

Në aksident, bashkëudhëtari në traktor G.T.(60) nga Bogovina ka marrë lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i veturës “passat” ka kaluar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekip nga SPB-Tetovë” – thuhet në kumtesë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like