Bekteshi: Nga nëntori masa të reja anti-krizë?!

Estimated read time 1 min read

Klan Macedonia
MK
MAQEDONI POLITIKE
Bekteshi: Nga nëntori masa të reja anti-krizë?!

S. F
19.10.23 14:16

MIRATIMI PAS BISEDIMEVE ME ODAT EKONOMIKE DHE PALËT TJERA

Masa shtesë anti-krizë mund të priten nga nëntori, kurse duhet të definohen deri në fund të muajit – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke paralajmëruar lirimin e çmimeve edhe të kategorive tjera të produkteve, krahas atyre me “çmim të garantuar”.

Por, cilat masa do të miratohen, do të vendoset pas bisedimeve me Odat Ekonomike dhe palët tjera.

“Lidhur me masat e reja plotësuese, draftet janë drejt fundit. Bisedojmë me Odat Ekonomike dhe më siguri se deri në fund të muajit opinion do të njoftohet se si do të duken masat e reja anti-krizë. Masat dizajnohen në kuadër të mundësive buxhetore. Do të ketë propozime, kurse për masat konkrete do të vendosin Qeveria dhe Ministritë” – tha Kreshnik Bekteshi.

Advertisement

I pyetur nëse ndoshta mund të ketë shpërndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e masave shtesë anti-krizë, Ministri Bekteshi ka rikujtuar se masat e këtilla do të realizohen me mjete të programit P1. /KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours