BE vendos, hapen kufijtë për të gjithë pasagjerët e vaksinuar

Bashkimi Evropian është deklaruar për hapjen e kufijve për të gjithë udhëtarët që kanë përfunduar procesin e vaksinimit, shkruan AFP duke u thirrur në burime brenda vendeve evropiane.

Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar që kufijtë e bllokut të hapen për të gjithë pasagjerët, që kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e mbajtur në mëngjes në Bruksel, morën vendim për heqjen e kufizimeve për të gjithë qytetarët e vendeve të treta që kanë marrë të dy dozat e vaksina, ky vendim do të duhej të konfirmohet në nivelt të Këshillit të BE-së gjatë të premtes.

Në Komision kanë shtuar që Këshilli i BE-së së shpejti do të zgjeroj listën e vendeve të treta, qytetarët e të cilave bazuar në kushtet e mira epidemiologjike do t’ju lejohet udhëtimi në BE.

Advertisement

Lista me vendet e treta do të quhet “lista e bardhë” dhe vendimet do të merren bazuar në përqindjen e trendit të infeksioneve.

Qytetarët e këtyre vendeve do të mund të futen në vendet e BE-së pa konfirmim për vaksinim, por duhet të tregojnë “dokumentacionin e nevojshëm” siç është dëshmia për testet negative apo karantinimi. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like