BDI prezenton prioritetin e katërt, Agjendën e blertë

Estimated read time 2 min read

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar prioritetin e katërt të Platformës për zgjedhjet lokale, Agjendën e blertë.

Naser Nuredini nga BDI në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Platforma dhe pesë përbetimet kryesore kandidatët për kryetar të komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo Platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje.

Nuredini më tej tha se prioriteti i katër, Agjenda e Blertë parashikon qytete të pastra, pa mbeturina në rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm dhe të pastër në të gjitha komunat, ajër të pastër, infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastër dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët.

“Agjenda e Blertë nënkupton mbrojtjen e ujërave, duke mundësuar ujë të pastër dhe të pijshëm për çdo qytetar pavarësisht nëse ata jetojnë në zonë urbane ose rurale, si dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve, impianteve për trajtimin e ujërave të zeza si dhe liqene të pastra dhe shtretër të pastër lumenjsh”, tha Naser Nuredini nga BDI.

Në vazhdim fjalimi integral:

Të nderuar qytetarë, Të nderuar përfaqësues të mediave,
Më lejoni që sot para jush të prezantoj përbetimin e katërt me rradhë të Platfomës së re të Bashkimit Demokratik për Integrim për Zgjedhjet lokale, atë të Agjendës së Blertë.

Advertisement

Unë e di që ju tanimë për një kohë të gjatë keni dëgjuar fjalën e blertë, andaj do të doja të përpiqem të konceptualizoj dhe prezantoj se çfarë do të thotë agjenda e blertë për qytetarët nga pikëpamja e mjedisit jetësor.

Unë e di që ne të gjithë duam një mjedis jetësor të shëndetshëm, sepse kjo është e drejta jonë njerëzore dhe një parakusht për cilësinë e duhur të jetës, por për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për një listë të qartë prioritare të asaj që e bën vendin tonë, qytetet tona, komunat dhe vendbanimet tona, një vend të mirë për të jetuar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like