BDI flet për raportet me Albin Kurtin

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka konsideruar si “shpifjet të ulëta të disa portaleve anonime” të cilat kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale në vend dhe rajon lajmin lidhur me atë se kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka folur për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, njofton INA.

Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim,  ka dematuar në tërësi lajmet se Ali Ahmeti mund të fletë me gjuhë të urrejtjes ndaj askujt, e në veçanti ndaj liderëve të partive politike shqiptare, qofshin ata në Maqedoni të Veriut apo në Kosovë e Shqipëri.

“Marrëdhëniet e z. Ahmeti me z. Kurti janë shumë korrekte dhe të dy drejtuesit kanë zhvilluar disa takime, duke këmbyer pikë vështrimet e tyre mbi zhvillimet në Kosovë dhe rajon”, thuhet në reagim. Nga partia e Ahmetit thonë se shpifjet e tilla nuk i shkojnë për shtati asnjërit, e në veçanti liderëve shqiptarë kur dihet se në çfarë situate ndodhet i tërë kombi jonë pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për krerët e ish UÇK-së.

Advertisement

Nga kabineti i liderit të BDI-së gjithashtu thonë se shpifjet e tilla janë të porositura nga qarqet dashakeqe dhe armiq të popullit shqiptar./INA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like