• 18-04-2021

Baton Haxhiu: Rama po punon për pajtimin Greqi-Turqi, të premten shkon në Athinë

Edi Rama po punon fort për pajtimin Greqi-Turqi dhe për këtë qëllim u prit në mënyrë aq pompoze në Ankara dhe do të pritet po njësoj, te premten në Athinë. Ky është scoop-i që ka zbuluar gazetari Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

 

 

Kam një bindje që kjo përpjekje mund të sjellë një rezultat diplomatik që mund të jetë i rrallë”, tha ai.

 

 

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë u ashpërsua shumë që prej gushtit të shkuar kur incidentet e anijeve luftarake përreth ishullit Kastelorizio, në mesdheun lindor, krijuan tension mes krejt BE dhe Ankarasë. Sipas asaj që pretendoi se ka mësuar Baton Haxhiu negociatat për pajtim po zgjasin prej muajsh dhe Edi Rama ka marrë një rol protagonisti në to.

 

 

 

“Kjo është një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha…Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti”, tha Haxhiu që i veshi një rol protagonisti Ramës në këtë proces. Pasi Fevziu këmbënguli në zbulimin e më shumë detajeve,  Baton Haxhiu tregoi se Rama ka bërë çmos në afrimin e Ankarasë me Athinën duke shtuar: “është një prej përpjkejeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund”./Lapsi.al/

Read Previous

Katër viktima dhe 52 të arrestuar pas trazirave në Kongresin Amerikan

Read Next

Ish-presidenti Bush: Pamje pikëlluese në Kongres

%d bloggers like this: