• 15-05-2021

Basha: Shqipëria, e para në rajon me një nivel ryshfeti 34 për qind

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të shoqërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat bën me dije se 34 për qind e familjeve shqiptare paguajnë ryshfet për shërbime bazike.
“Cila është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar që të paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim bazik? Janë 34 për qind. Sipas Transparency International, vendi ynë renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti 34 për qind”, u shpreh Basha./Vizion Plus/

Read Previous

Juventusi e shet Ronaldon për 25 mln euro, ja dy klubet ku mund të transferohet

Read Next

Filipçe: Ulet numri i te infektuarve me Kovid, masat po japin rezultatet e duhura

%d bloggers like this: