Bajram Gecaj i quan të pabesë Vjosa Osmanin e Haxhi Avdylin

Deputeti Haxhi Avdylit, e quajti Isa Mustafën komunist pas kritikave që dha drejt Vjosa Osmanit, duket se ka dhe një tjetër acarim.

Ndaj tij ka reaguar Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një shkrim në Facebook ai i ka quajtur të pabesë Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin.

“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli”, ka shkruar ai ne Facebook.

Debati u nxit pasi Mustafa ka folur rreth statusit të Vjosa Osmanit, ku e kishte quajtur si njeri që nuk ka asnjë pikë njerëzillëku.

Advertisement

Mustafa tha se gjuha të cilën e kishte përdorur Osmani është gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës dhe sipas tij, asaj që i është ofruar përparësi maksimale në LDK është shprehur me një gjuhë shumë e rëndë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like