Hoti nga Dragashi: LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët LDK-së, Avdullah Hoti sot ka vizituar komunën e Dragashit.
Nga atje, ai ka paralajmëruar fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!
LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën.
Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.Faleminderit Dragash, ne jemi me ju!
Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.Zoti e bekoftë Dragashin! Zoti e bekoftë LDK-në!
Burimi: https://orainfo.net/avdullah-hoti-nga-dragashi-fitorja-e-ldk-se-quhet-republika-e-kosoves/