Vetëm 17 pacientë u pranuan në Covid qendrat e Shkupit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Covid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 360 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“12 pacientë u pranuan në klinikat e Shkupit dhe atë nga dy në Klinikën e Veshëve dhe Fytit, Klinikën e Sëmundjeve të Syrit, Klinikën e Dermatologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë. Katër pacientë janë pranuar në Klinikën Gastroenterohepatologjisë. Në qendrën për kovid 8 Shtatori  janë pranuar 4 pacientë të ri, dhe një në klinikën Infektive dje”- njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, 7 pacientë të tjerë të shëruar u liruan në shtëpi.

Për momentin, 19 pacientë janë duke u trajtuar në qendrën kovid të Klinikës së Dermatologjisë, 24 pacientë në Klinikën e Neurologjisë dhe një total prej 25 pacientësh me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin TBC, në Klinikën e Sëmundjeve të Syrit 6 pacientë dhe në ENT 19 pacientë. Ndërsa 22 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Gastroenterohepatologji.

Advertisement

Në spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 104 pacientë, ndërsa 92 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa 27 pacientë ndodhen në Institutin Kozle për Sëmundje e Mushkërive te fëmijët.

Kishte 90 shtretër të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar do të lirohen ende.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like