• 22-04-2021

AstraZeneca: Vaksina jonë formulë fituese 100% kundër rasteve të rënda

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Vaksina e AstraZeneca-s dhe e Universitetit të Oksfordit premton të jetë një formulë fituese kundër Covid-19 dhe gjithashtu pritet të jetë 100% efektive kundër të ashtuquajturit varianti britanik i virusit, deklaroi dje shefi i kompanisë mjekësore, Pascal Soriot për ”Sunday Times”. Për Soriot, vaksina, që sipas shtypit duhet të miratohet nga autoritetet britanike pas pak ditësh, do të shpërndahet duke filluar nga 4 janari.

Forca e saj është në dozën e dyfishtë, çka përforcon efektivitetin.

 

 

 

“Deri më tani ne besojmë se vaksina është gjithashtu efektive kundër variantit të virusit, por nuk mund të jemi të sigurt, kështu që ne do të kryejmë teste”, shtoi ai.

 

 

”Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është 95% efektive, njësoj si ajo e miratuar tashmë nga Pfizer dhe Moderna, dhe është në gjendje të eliminojë 100%” simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19”, theksoi Pascal Soriot. Sipas ”Sunday Times”, drita jeshile e autoriteteve britanike do të mbërrijë deri të enjten, ndërsa shpërndarja pritet të bëhet duke filluar nga 4 janari./Nmk-post/

Read Previous

Gjermania regjistron 348 të vdekur nga Covid-19 dhe 10 976 raste të reja

Read Next

Nga mesnata çmime të reja të derivatëve në Maqedoni

%d bloggers like this: