• 20-09-2021

ASH-AAA: Me qeverisjen LSDM-BDI ka rrëshqitur nga agjenda europiane

Për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ka reaguar sërish Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Orhan Murtezani ka deklaruar se këto ditë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e publikuar për Maqedoninë e Veriut edhe një herë dëshmoi se prokuroria, policia dhe gjyqësori janë tërësisht të përfshirë nga korrupsioni i lartë dhe se qeveria heziton për ta luftuar këtë dukuri.

“Kjo është edhe një dëshmi shtesë që me qeverisjen LSDM-BDI në krye shteti ka rrëshqitur nga agjenda europiane dhe po shkon drejt një regjimi hibrid, i cili institucionet e shtetit dhe paratë e qytetarëve i ka vendosur në funksion të përfitimeve personale. Kjo situatë e diagnostifikuar nga Departamenti i Shtetit e bën të qartë se pse Maqedonia e Veriut në raportin e ‘’Transparency International’’ shënon rënie të vazhdueshme, duke u radhitur në vendin e 111-të.

Maqedoninë e Veriut mund ta kthejë në rrugën e integrimit eiropian vetëm një qeveri e cila prioritet absolut do ta ketë luftën e njëmendtë kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo institucion të shtetit. Ndërkaq, tashmë katërcipërisht nuk ka asnjë dyshim që qeveria aktuale nuk është e denjë për një mision të tillë”, deklaroi Murtezani. /SHENJA

Read Previous

Motra e 18 vjeçares rrëqeth me fjalët: Qysh me jetu pa ty, çka bon babi e mami Anjezë

Read Next

Studimi: Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave

%d bloggers like this: