Odedaarg lojtari i ri i Arsenalit

Arsenali ka konfirmuar afrimin e mesfushorit të Real Madrid, Martin Odegaard, në një marrëveshje huazimi që zgjat deri në fund të sezonit.

22-vjeçari zgjodhi “Emirates” pas një bisede personale me trajnerin Mikel Arteta dhe refuzoi ofertat nga klubet rivale nga e gjithë Europa.

Odegaard kërkoi largimin nga klubi “merengues” pasi ishte i pakënaqur me minutat që i kishte rezervuar Zinedine Zidane, edhe pse vinte pas një sezoni mbresëlënës në radhët e Real Sociedadit, ku gjithashtu ishte huazuar nga “Los Blancos”.

Advertisement

Futbollisti i përfaqësueses së Norvegjisë do të mbajë në “Emirates” fanellën me numër 11.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like