ARM ka publikuar konkurs për 300 ushtarë profesionistë MAQEDONIA

Estimated read time 1 min read

ARM ka publikuar konkurs për 300 ushtarë profesionistë
Ministria e Mbrojtjes shpalli sot Njoftimin e ri Publik për rekrutimin e 300 ushtarëve profesionistë në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Afati i regjistrimit është 7 ditë, duke përfshirë ditën e publikimit të Shpalljes Publike. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjet në ditën e përfundimi i shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë.

Advertisement

Paga e ushtarëve profesionistë do të jetë mbi 31.000,00 denarë, me mbi 10.000,00 denarë shtesë për sigurim banesor.

Në procedurën e përzgjedhjes, ekzaminimi i aftësisë fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesionistë që shërbejnë në Ushtri do të kryhet nga komisione të posaçme të ngritura nga Ministri i Mbrojtjes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like