Amerikanët e vaksinuar mund ta vizitojnë BE-në këtë verë

Amerikanët të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë në Evropë këtë verë, duke lehtësuar kufizimet ekzistuese të udhëtimit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i tha The New York Times se 27 anëtarët e komisionit do të pranonin, pa kushte, të gjithë ata që vaksinohen me vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave të mund të udhtojnë në BE, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Agjencia ka miratuar deti tani tre vaksinat që janë duke u përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Amerikanët me sa shoh përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave,” tha von der Leyen.
“Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe udhëtimin në Bashkimin Evropian”.
Ajo nuk tha kur udhëtimi mund të rinisë derisa BE-ja ka mbyllur udhëtimet jo-thelbësore prej më shumë se një vit.
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord këtë muaj për të lëshuar leje udhëtimi COVID-19 që do të lejonin njerëzit që janë vaksinuar kundër sëmundjes, të shëruarit ose ata që kanë dalë negativ për të udhëtuar më lehtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like