Ambasada e SHBA në Beograd përsërit qëndrimin e Biden që Serbia duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i SHBA Biden, më anë të një letre urimi, të cilën ia dërgoi Vuçiqit me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë, theksonte në të njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës. Së fundmi Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Beograd, James Hagengruber, ka përsëritur qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ish Presidenti Trump gjithashtu e ka bërë këtë politikë shumë të qartë. Në vitin 2019, ai i shkruan Presidentit Aleksandar Vuçiq për ‘mbështetjen e palëkundur’ të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Hagengruber për mediat në Serbi.
“Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”, tha zëdhënës i Ambasadës amerikane në Serbi.
Hagengruber shton se Shtetet e Bashkuara nuk duan asgjë më shumë sesa Serbia të ketë sukses në aspiratat e saj drejt BE-së dhe se kthimi në dialog midis Kosovës dhe Serbisë, me ndihmën e BE-së, është thelbësor për një sukses të tillë.
Ai kujton fjalët e presidentit Biden se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like