Osmani: Avdullah Hotit s’i besojnë as bashkëpartiakët e tij

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se askush s’i ka prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka shtuar se Hotit nuk i beson asnjë njeri në Kosovë, madje as bashkëpartiakët e tij.
“Asnjë njeri racional sot në Kosovë nuk i beson z.Hoti, madje s’i besojnë as bashkëpartiakët e tij dhe këtë ai e di shumë mirë, por kjo do të rikonfirmohet më 14 shkurt edhe një herë”, tha ajo në KTV.
“As z. Kurti dhe as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Kanë pasur dallime me një ambasador ose të deleguar lidhur me një çështje substanciale që ka qenë shtylla themelore e programit tonë të përbashkët e gjë për të cilën edhe unë si kandidate për kryeministre atëherë, edhe z. Hoti edhe të tjerët në LDK kemi dalë dhe jemi zotuar para qytetarëve, ka qenë reciprociteti”, shtoi Osmani.
Ajo ka theksuar se ka qenë rast i paprecedent ajo që ka bërë Hoti me propozimin që t’i ndërrohet emri Liqenit të Ujmanit me atë “Liqeni Trump”, pasi sipas saj, Hoti është implikuar në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Gjatë fushatës elektorale, kandidati për kryeministër nga LDK-ja dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ka riparuar marrëdhëniet me SHBA-të, duke akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të këtyre raporteve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like