Shteti i së drejtës

Shkruan Albion Alili 

Fillimisht duhet të dijmë saktë cila është terminologjia e duhur: shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terme këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike.

Të dyja këto terme kanë të njëjtin kuptim, shprehin të njëjtin koncept, atë të lidhjes së ngushtë dhe reciproke mes shtetit dhe së drejtës.

 

Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve (individit) dhe epokës. Shteti i së drejtës është para se gjithash një model teorik i organizimit të sistemeve politike. Ai është bërë një temë themelore e politikës meqenëse konsiderohet si një nga karakteristika kryesore të regjimit demokratik, por nuk është detyrimisht një regjim demokratik.

 

Një shtet i së drejtës nuk është detyrimisht demokratik, por çdo shtet demokratik është një shtet i së drejtës. Shteti i së drejtës duket kështu si një etapë e parë në formimin e një shteti demokratik.

E kundërta e tij është regjimi policor.
Regjimi policor ku kontrolli dhe menaxhimi bie mbi shtetin në esencë, ku në një formë ose kohë njeriu humb të drejtën e tij. Lirinë, ndryshe nga shteti demokratik, në regjimin polcior individi humb lirinë e veprimit.

 

Shpesh arsyeja mbi shtetin shfajëson shtetin mbi qytetarin. Ku e drejta e shtetit i kalon premisat dhe të drejtat e qytetarit. Ndryshe sipas një përkufizimi të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike i nënshtrohet së drejtës. Ai bazohet në parimin thelbësor të respektimit të ligjit, secili i nënshtrohet së njëjtës së drejtë, qoftë ky individ apo pushtet publik.
Shteti i së Drejtës mund të përkufizohet sipas formulës: “Asnjë nuk është mbi ligjin”. Duke u bazuar në këtë nocion pushteti absolut i takon pushtetit ose normës juridike.

Advertisement

Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like