Albin Kurti lideri më i pëlqyer në Facebook (Foto)

Viti 2020 ishte padyshim një vit i vështirë për të gjithë, por edhe me jo pak zhvillime interesante në Kosovë.


Dardha Solutions ka publikuar renditjen e faqeve të politikanëve kosovarë në Facebook sipas aktivitetit për vitin 2020, bazuar në të dhënat e CrowdTangle – platforma më e njohur për matje të aktivitetit të faqeve në rrjetet sociale, pronë e Facebook.

Në këtë renditje vërejmë se Albin Kurti është i pari për nga aktiviteti në këtë periudhë dhe për nga numri i pëlqimeve që i janë shtuar gjatë vitit 2020, ndërsa i dyti për nga numri total i pëlqimeve.

Ai pasohet nga Behgjet Pacolli, që është i dyti për nga aktiviteti por i pari për nga numri total i pëlqimeve.

Advertisement

Pas tij janë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj dhe Dardan Molliqaj.

Në këtë listë janë përfshirë liderët e partive, kandidatët për kryeministër dhe kryetari i Prishtinës. Në këtë listë mungon Fatmir Limaj pasi ai nuk ka faqe zyrtare në Facebook.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like