Albin Kurti fton diasporën shqiptare të regjistrohet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili është edhe kandidat për kryeministër të Kosovës, ka ftuar diasporën e Maqedonisë së Veriut të regjistrohet.
“Për herë të parë mërgata jonë ka të drejtë që regjistrimin ta bëjë nga vendi ku jeton, pa qenë e detyruar si deri më tani që ta marrë gjithë atë rrugë dhe të vijë në vendlindje”, tha Kurti, transmeton TV21.
“Shkruani pa aty numrat dhe klikoni mbi opsionin: shqiptar”, tha më tej Kurti.

Kjo thirrje e Kurtit po vjen ngaqë në vend ka filluar regjistrimi i diasporës nga 1 marsi, ndërkaq pritet të përfundojë deri më 21 prill.
Sipas autoriteteve, diaspora është duke shfaqur interesim të ulët për t’u vetëregjistruar, ndërkaq ankesat më të shumta janë vështirësitë teknike që mërgimtarët e i kanë gjatë aplikimit./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like