Aksident në Neprostenë të Tetovës – lëndohet një ari

Estimated read time 2 min read

Ariu i plagosur në një aksident në afërsi të Neprostenos
Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në rrugën lokale Tetovë – Fshati Neproshteno, një veturë motorike e udhëtarëve ka goditur një ari të vogël që po kalonte rrugën së bashku me një ari tjetër më të madh dhe dy arinj më të vegjël. Në automjetin që goditi ariun ndodhej një familje, babai, nëna dhe tre fëmijët e vegjël të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Ariu i cili është përplasur nga automjeti ka mbetur i plagosur dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Pas marrjes së informacionit për aksident trafiku në numrin 112, Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar institucionet kompetente. Ariu i vogël i plagosur ndodhet në rrugë, pranë disa shtëpive ku ka më shumë lëvizje të automjeteve dhe njerëzve. Banorët paralajmërohen të shmangin lëvizjet në vendngjarje dhe të kenë kujdes.

Advertisement

“Ky rast ngre shumë pikëpyetje për kompetencat e përcaktuara në mënyrë të pasaktë dhe të ndërthurura të institucioneve, pasi që pas aksidentit kemi shqyrtuar mundësinë që ariu i dëmtuar të vihet në gjumë me lëndë narkotike, e më pas të zhvendoset dhe të përkujdeset në një vend të përshtatshëm, si p.sh. në kopshtin zoologjik të Shkupit, ku do t’i jepej kujdes mjekësor. Në të njëjtën kohë, dolën në pah disa mangësi formale-juridike dhe funksionale”, thotë drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like