Vëllai i Liridonës: “Familja Murseli i kanë dy ditë besë, pastaj…”

Estimated read time 1 min read

Bashkëshortja e Naim Murselit, Liridona Murseli, ka mbetur e vrarë të mërkurën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sot policia ka arrestuar tre persona lidhur me rastin. Një nga të arrestuarit është vetë Naim Murseli. Ai dyshohet se ka paguar një person për ta vrarë gruan e tij.i

Liridon Ademi, vëllau i Liridona Murselit, tha për Gazetën Insajderi se çifti nuk kanë pas probleme më herët, teksa konfirmoi se do zhvarrosin trupin e të ndjerës nga fshati i Naim Murselit.

Advertisement

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, tregoi Ademi për Gazetën Insajderi.

Ai tha se i kanë dhënë dy dit ditë besë familjes Murseli.

“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like